Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Rrugëtim Bach

May 4 @ 19:00 - 20:30

“Rrugëtim Bach” është një koncert me pjesë të mrekullueshme nga J.S.Bach, i vënë në skenë nga “Orkestra e Dhomës Shqiptare”, “Kori i Universitetit të Arteve”, nën drejtimin e Dirigjentit të mirnjohur argjentino-zviceran Z. Facuno Agudin. Koncerti do të zhvillohet në Tiranë në datën 4 maj 2019. Një ndër veçantitë e këtij formati, tashmë shumë i suksesshëm në disa skena Europiane, është se publiku nuk qëndron pasiv por bëhet pjesë e shfaqjes duke kënduar disa prej kantatave e duke u transformuar nga thjeshtë dëgjues në interpretues të vërtetë të koncertit. Kështu ky koncert kthehet nga një shfaqje muzikore në një proces gjithpërfshirës mësimi dhe pjesmarrje jo vetëm për artistët e rinj por edhe për publikun e thjeshtë. Ky format është vendosur në skenë nga Orchester de Lumier (Zvicërr) pikërisht me Dirigjentin Facundo Agudin.
Hyrja e lirë

Details

Date:
May 4
Time:
19:00 - 20:30
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/310093912999625/

Venue

Kisha Katolike Zemra e Krishtit
Kisha Katolike Zemra e Krishtit
Tirana, Albania
+ Google Map