Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Re-Debate 4.1 – Finalja e Kampionatit Kombëtar të Debatit

May 5 @ 09:30 - 16:00

Në datat 5 dhe 6 Maj në Tiranë, për të dytin vit do të organizohet Faza Finale e Kampionatit Kombëtar të Debatit që do të përbyllë projektin Re-Debate 4.1 – “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”, i cili zbatohet nga Organizata LIBURNETIK në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar, me mbështetjen e Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në datat 5 dhe 6 maj 2019.

Kampionati Kombëtar i Debatit midis 16 shkollave të mesme nga 15 qytete kryesore të vendit do të përbyll projektin Re-Debate 4.1 – “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”, një iniciativë në të cilën përgjatë vitit 2019, u përfshinë nxënës të shkollave të mesme nga qytetet e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Burrelit, Rrëshenit, Beratit, Fierit, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Gramshit, Krujes dhe Fushë-Krujës të cilët kanë debatuar midis tyre me qëllimin e nxitjes të të menduarit kritik dhe të vlerave të një shoqërie të hapur e demokratike.

Në finale, do të marrin pjesë rreth 128 nxënës dhe 16 mësues që do të përfaqësojnë shkollat e mesme “Rrëshen” nga Rrësheni, “28 Nëntori” nga Burreli, “Jordan Misja” nga Shkodra, “Havzi Nela” nga Kukësi, “Qemal Stafa”, “Protagonistët”, “Ernest Koliqi”, “Harry T. Fultz ”nga Tirana, “Ibrahim Rugova” nga Kamza, “Hydajet Lezha” nga Lezha, “Skënderbeu” nga Kruja, “Shote Galica” nga Fushë-Kruja, “Dhaskal Todri” nga Elbasani, “Janaq Kilica” nga Fieri, “Naim Frashëri” nga Durrësi dhe “Themistokli Gërmenji” nga Korça.

Finalja e Kamionatit të Debatit do të organizohet në ambientet e Tirana International Hotel më datë 5 dhe 6 maj 2019.

#Redebate #Liburnetik #FondacioniShoqeriaeHapurperShqiperine #Finale

https://www.facebook.com/events/399290273959648/?event_time_id=399290277292981

Details

Date:
May 5
Time:
09:30 - 16:00
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/399290273959648/?event_time_id=399290277292981

Organizer

LIBURNETIK Organisation
Email:
noreply@facebookmail.com