Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Përurimi i http://www.shteg.al

January 30 @ 11:00 - 12:00

Me datë 20 janar 2020, ora 11:00 Qendra Multimediale ¨Shteg¨ ju fton në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias ¨Marubi¨ në përurimin e veprimtarisë së kësaj platforme, që shënon edhe zyrtarish daljen e parë online për publikun e gjerë. Kjo qendër ka për qëllim rritjen e ngutshme të cilësisë së komunikimit mes publikut shqiptar dhe autorëve që na përkasin si shoqëri dhe si komb shqiptar. Për ne gjithçka fillon me gjuhën, mendimin, autorët si besimtar të gjuhës dhe veprën shqip. Q.M.SH. ju fton të viheni në gjurmim të shtigjeve të saj duke ju paraqitur 9 autorët e parë në fushat e gjuhësisë, letërsisë, përkthimit dhe historisë së kinematografisë. Me këta 9 autorë janë realizuar 9 njësi filmike në formën e një rrëfimi të filmuar, që do të shfaqen në platformën tonë online SHTEG (www.shteg.al).Autori i parë, me të cilin e çelim veprimtarinë e platformës Shteg, është studiuesi i gjuhësisë, Prof. Xhevat Lloshi, me rrëfimin dokumentar, si një portret i realizuar mbi jetën dhe veprën e tij me titull, “Shqipja na bën shqiptarë!”.Shfaqjet e autorëve të tjerë do të vijojnë çdo të hënë dhe të enjte tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, duke filluar nga data 20 janar – 17 shkurt, në të njëjtën orë takimi dhe online në shteg.al. Hyrja për publikun është e lirë!Kjo nismë u realizua me mbështejten e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Galerisë ZENIT dhe punën vullnetare të miqve dhe dashamirësve të artit dhe kulturës shqiptare.https://www.facebook.com/events/1249684271893471/?event_time_id=1249684281893470

Details

Date:
January 30
Time:
11:00 - 12:00
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/1249684271893471/?event_time_id=1249684281893470

Organizer

Qendra Multimediale Shteg
Email:
noreply@facebookmail.com

Venue

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
Rruga Aleksander Moisiu, Nr.78 - Kinostudio
Tirana, 1005 Albania
+ Google Map