Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Metrosounds 2

February 1 @ 20:00 - 21:00

METROSOUNDS 2 – “Përrallë Mesdheu”
(1-20 Shkurt 2020)
Jemi krenarë t’ju prezantojmë edicionin e dytë të MetroSounds, produksioni më i ri i Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana në bashkëpunim me Ballkan World Music Management.
“MetroSounds” – një festival muzikor i cili do të shtrijë programin e tij nga data 1-20 Shkurt në sallën Shekspir të Metropolit.
Programi i MetroSounds 2 përbëhet nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.
Zonja dhe Zotërinj, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë programin e MetroSounds 2:
DUOUD (TU/ ALG /FR) - 1 Shkurt, ora 20:00
ROBERT BISHA (IT/ AL) - 6 Shkurt, ora 20:00
LINDA RUKAJ (AL/ FR) - 13 Shkurt, ora 20:00
ANSAMBLI FOLKLORIK TIRANA (AL) - 15 Shkurt, ora 20:00
ANTONIO FORCIONE (IT/ UK) - 20 Shkurt, ora 20:00
Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al
Ju mirëpresim!
DuOud
“Le Monde” - Të zëshëm dhe ritmikë… gjallërues si dashnia, “Enfant Terrible” të Oud -një nga instrumentet më të moçme që vjen nga Persia e lashtë dhe i konsideruar Shahu i instrumenteve me tela. Është stwrgjyshi i liUTit të oborreve të Europës, i llahUTës apo i lahUTës shqiptare.
Break beats, techno, jazz, grooves dhe rock për një koncert “Sexy & Mad” si titulli i albumit të fundit.
Linda Rukaj Music
Kêngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste që nga mosha 6 vjeçare, Linda Rukaj angazhon një larmi instrumentesh që evokojnë emocione të përveçme, duke përçuar gjithëpërfshirje dhe intimitet, krahas një force ndjesore të pashoqe.
Antonio Forcione music
"Pasion, Hir dhe Zjarr" (The Times)
Kompozitor, kitarist dhe producent, arbëreshi Forcione konsiderohet nga kritika si “Jimi Hendrix i kitarës akustike”. Një histori talenti, pasioni dhe egërsie spazmike për të arritur përsosmërinë e nxjerrjes së çdo tingulli dhe emocioni nga kitara. Rezultati? Një gërshetim virtuoz, ritme impulsive dhe ambicie e flaktë shpirtërore, shoqëruar me një prekje humori të lindur.
Robert Bisha
Roberti ka lindur ne Shkodër dhe që në moshën 6 vjeçare ka filluar studimin e Pianos. Pastaj më vonë ka studiuar si Kitarrë klasike dhe Fizarmonikë. Pasioni i tij për folklorin dhe për instrumentat e tij e ka shtyrë Robertin të eksperimentojë shumë gjatë në instrumentin e tij kryesor i cili është Piano-ja. Temat të kompozuara me intervalet e folklorit, edhe pse nuk janë shpesh herë realisht tema këngësh folklorike por që kujtojnë, thërrasin folklorin. Njohuria e repertorit klasik perëndimor pianistik, njohuria e shumë zhanërave te ndryshëm muzikore të kohërave tona apo të lashta, e bëjnë Robertin një improvizues dhe kompozitor me cilësi mbarëkombëtare por edhe me mënyra shprehëse unike në instrumenta. Dhe pse i ri në moshë, ka fituar çmime të ndryshme kompozimi dhe ka luajtur live me artistë te ndryshem me rëndësi mbarëkombëtare.
“Tingulli është, jeton midis dy heshtjeve” R.B.
https://www.facebook.com/events/175029793764800/

Details

Date:
February 1
Time:
20:00 - 21:00
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/175029793764800/

Organizer

Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana
Email:
noreply@facebookmail.com