Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Mbro dhe Promovo

April 22 - May 31

Mbro dhe Promovo-calendar.Al

Mbro dhe Promovo

Organizata Argjiro çel konkursin Mbro & Promovo, edicioni III

 Deri në 31.05.2019 është afati për të sjellë punët tuaja më të mira në adresën e emailit : mbrodhepromovo@gmail.com.

Jeni i apasionuar pas fotografisë? Keni dëshirë të fiksoni në aparatin apo celularin tuaj një moment të veçantë, një monument historik, një bukuri natyrore, një peisazh të papërshkruar me fjalë? Si e shikoni trashëgiminë kulturore shqiptare? Bëhuni pjesë e konkursit "Mbro & Promovo në edicionit të tij të tretë. Fotografia fituese do të shpërblehet me një aparat fotografik profesional. Konkursi është i hapur për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeç. 10 finalistët e përzgjedhur do të jenë pjesë e një eskpozite shëtitëse nëpër Shqipëri. Fotot e ekspozitës do të botohen në numrat e ardhshëm të revistës "Art & Trashëgimi". Keni afat deri në 31.05.2019 të sillni punët tuaja më të mira në adresën tonë të emailit: mbrodhepromovo@gmail.com. Mbro & Promovo është sllogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore nga të rinjtë, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë.

Details

Start:
April 22
End:
May 31
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/MbroPromovo/

Venue

Albania
Albania + Google Map