Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Koncert Recital – Petrit Çeku

June 8 @ 22:00 - 23:00

Koncert Recital - Petrit Çeku

Në Amfiteatrin e Tiranës

Mos e humbisni naten magjike te 8 Qershorit!
Biletat mund ti gjeni tek Myticket.al, Tulla Culture Center, Amfiteatri i Tiranes ose duke rezervuar tek : 0693926896

Nata e fundit e Albania Guitar Festival mbyllet me koncertin e kitaristit virtuoz Petrit Çeku.

Sensibiliteti dhe ekspresiviteti i Petrit Çekut ka tërhequr vëmendjen e
audiencave në gjithë botën. Ai u paraqit me recitale solistike në mbare Europën dhe Amerikën Veriore si dhe në koncerte nën përcjelljen e orkestrave simfonike si Allentown Symphony, Baltimore Symphony, Orkestra Kamertale e Filharmonisë Çeke, Orkestra Shtetërore e Hermitazhit të St. Petersburgut dhe Filharmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu ka kolaborim të vazhdueshëm me
ansamblin e famshëm kamertal Solistët e Zagrebit dhe është anëtar themelues i trios kitaristike Elogio.