Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Kaba 2.0 Festiv.al 2020 – Winter Edition

February 2 @ 19:30 - 22:30

Rikthehet Kaba 2.0 Festiv.al ne Teatri KorceKurbetllinjtë që rizgjojnë traditatTre koncerte të papërsëritshme që i meriton Korça e kitarave.Tre akte, të paharrueshme nga tre vende të ndryshme dhe katër origjina - të gjithë mërgimtarë. Kudo ata shkojnë mbajnë një copëz atdhe, të cilin ndajnë me ne.2 Shkurt - DuOud“Le Monde” - Të zëshëm dhe ritmikë… gjallërues si dashnia, “Enfant Terrible” të Oud -një nga instrumentet më të moçme që vjen nga Persia e lashtë dhe i konsideruar Shahu i instrumenteve me tela. Është stwrgjyshi i liUTit të oborreve të Europës, i llahUTës apo i lahUTës shqiptare.Break beats, techno, jazz, grooves dhe rock për një koncert “Sexy & Mad” si titulli i albumit të fundit.14 shkurt - Linda RukajParisi në Korçë - Kêngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste që nga mosha 6 vjeçare, Linda Rukaj angazhon një larmi instrumentesh që evokojnë emocione të përveçme, duke përçuar gjithëpërfshirje dhe intimitet, krahas një force ndjesore të pashoqe.21 shkurt - Antonio Forcione"Pasion, Hir dhe Zjarr" (The Times)Kompozitor, kitarist dhe producent, arbëreshi Forcione konsiderohet nga kritika si “Jimi Hendrix i kitarës akustike”. Një histori talenti, pasioni dhe egërsie spazmike për të arritur përsosmërinë e nxjerrjes së çdo tingulli dhe emocioni nga kitara. Rezultati? Një gërshetim virtuoz, ritme impulsive dhe ambicie e flaktë shpirtërore, shoqëruar me një prekje humori të lindur.https://www.facebook.com/events/187876115741778/?event_time_id=187876122408444

Details

Date:
February 2
Time:
19:30 - 22:30
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/187876115741778/?event_time_id=187876122408444

Organizer

Kaba 2.0 Festiv.al
Email:
noreply@facebookmail.com