Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

ArgjiroFest_On – Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015 – National Folk Festival Gjirokastër 2015

10/05/2015 - 16/05/2015

ArgjiroFest-On-calendar.al

ArgjiroFest_On - Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015 - National Folk Festival Gjirokastër 2015

10-16 maj

http://argjirofest.info

...

 

Festivali Folklorik Kombëtar do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

Per here te pare Festivali Folklorik Kombetar eshte zhvilluar ne vitin 1968, ne kalane e Gjirokastres. Ne te moren pjese te gjitha rrethet e vendit. Edicioni i dyte i festivalit u realizua pas pese vjetesh, perkatesisht ne vitin 1973, per te vijuar me pas ne vitet; 1978, 1983, 1988, po ne kalane e Gjirokastres. Ne festivalin e vitit 1973, ne fazen perfundimtare, moren pjese 1370 artiste. Ne festivalin e vitit 1978, ne fazen perzgjedhese u aktivizuan rreth 53 mije pjesemarres, nderkohe qe vetem 1560 mbartes interpretuan gjate diteve te festivalit. Ne vitin 1995, Festivali Folklorik i Gjirokastres u zhvillua ne kalane e qytetit te Beratit. Ne muajin shtator 2000 rikthehet perseri ne qytetin e Gjirokastres. Ky festival ka qene i konceptuar ne formen e nje gare folklorike, ku deri ne festivalin e vitit 1988, jane dhene cmime per grupet me te mira, nderkohe qe ne edicionet e fundit te tij, cmimet jane ndare per bartesit dhe interpretuesit e folklorit. Ne vitin 2004 Festivali Folklorik u zhvillua ne Gjirokaster nga data 29 shtator deri ne 5 tetor. Per here te fundit eshte zhvilluar ne vitin 2009 ne Gjirokaster.

...

Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2015 ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë jomateriale, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, kulinarisë, etj, të krijuara prej shekujsh nga populli.

Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Jomateriale, në mbledhjen e saj të fundit  në muajin korrik vendosi organizimin e  FFKGJ.

Kjo veprimtari e rëndësishme kombëtare, do të jetë prioritet i çdo Qarku, Bashkie e Qendre Kulturore, për një prezantim dinjitoz të të gjitha grupeve pjesëmarrëse në festival.

Konkurrimi në FFK do të jetë në bazë Qarku:

  • 12 grupe përfaqësuese të qarqeve
  • 50 artistë pjesëmarrës
  • Koha e konkurrimit  për çdo grup do të jetë 30 minuta
  • Në programet e çdo qarku do të përfshihen edhe vlerat kulturore që kanë minoritetet dhe pakicat gjuhësore që kryejnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të qarkut
  • Në FFK do të konkurrojnë edhe 3 grupe artistike nga Kosova
  • 2 grupe nga shqiptarët  e Maqedonisë  dhe një grup nga shqiptarët e Malit të Zi
  • Të ftuar do të jenë edhe grupe nga arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Sh.B.A-së, Greqisë, Turqisë, Zvicrës, si dhe do të ketë një shfaqje nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Mendohet që në FFK të Gjirokastrës 2015 të ngjiten në skenë rreth 1200 artistë popullorë.Festivali Folklorik Mbarekombetar te Gjirokastres eshte aktiviteti me i rendesishem folklorik.

Leave a Reply