Loading Events

« All Events

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

June 1

|Recurring Event (See all)

An event every year that begins at 01:00 on day 1 of June, repeating indefinitely

Dita Nderkombetare e Femijeve-calendar.Al

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

1 Qershor

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë në 1925.

1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Kjo gjë përkoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë, por festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh.

Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Leave a Reply