Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Balkan Jazz Show Case Festival

April 29 - April 30

Balkan Jazz Show Case Festival

Second Edition

Tiranë, - 29, 30 prill

Hotel Rogner

 

Qendra Albanian Jazz Society, sjell edicioni e II-te te një Festivali të vecantë, që muzikën e ndërthur me komunikimin, shkëmbimin dhe lartësimin e eksperiencave më të mira simotra në vendet ballkanike, Tirana shton në katalogun e aktiviteteve ndërballkanike një eventiment të rëndësishëm dhe të standartit të lartë artistike, njëkohësisht shton resurset e paketës turistike që ofron në strukturën e turizmit kulturor. Netët e Edicionit të II-të të Festivalit  do të zhvillohen  Open Air Stage në Hotel Rogner, në datat 29-30 Prill dhe panorama e pjesëmarrjes është e larmishme:  Maqedonia e Veriut, Greqi, Mal i Zi, Serbi, Shqiperi, Kosove, etj. Tirana do të jetë kryeqytet i muzikës për Ballkanin në këto ditë të Festivalit; Krahas performancave të kuruara mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës dhe organizatorët, do të zhvillohen master-class me studentë të UA-së dhe Liceut Artistik si dhe do të përzgjidhet krijmtaria më e mirë jazz ndër artistët shqiptarë të rinj dhe profesionistë, vlerësim që nxit dhe inkurajon krijmtarinë artistike në këtë fushë.

Data 30 Prill është Dita ndërkombëtare e muzikës Jazz, ndaj dhe nata e fundit e Festivalit do t’i ngjaje një feste muzikore shumëdimensionale, ku traditat e Ballkanit do të shpalosen nëpërmjet tingujve muzikorë dhe vitalitetit të artistëve, duke i cuar spektatorët të eksplorojnë. Ky event me një audience sa elitare aq edhe popullore i shtohet tashmë përpjekjeve të përbashkëta për ta shndërruar Tiranën në një oaz eventesh artistike, muzikore dhe në mënytë të vecantë për të krijuar një kulturë muzikore Jazz sa më profesionale, bashkohore, krahasimisht e vlerësuar, e cila shkon tek spektatori e kuruar, mbresëlënëse.

 

Details

Start:
April 29
End:
April 30
Event Categories:
, ,
Website:
https://www.facebook.com/JazzinAlbania/

Venue

Hotel Rogner
Rogner Hotel, Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Tirana, Albania
+ Google Map
Website:
http://www.hotel-europapark.com