Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Artivizëm

May 10 @ 19:00 - May 11 @ 02:00

Më 10 Maj 2019 duke filluar nga ora 19.00, tek Tirana Expres (The alternative art space of Tirana), do të realizohet ekspozita finale e projektit ARTIVIZËM. Në këtë ekspozitë do të projektohen dokumentimi i punëve artistike të artistëve bashkohorë Alketa Ramaj, Romeo Kodra, Ergin Zaloshnja, Sokol Peçi, Ani Muraku, Jorgjia Kallo, Ajet Rira.

Programi

- Hapja e ekspozitës (fjalët përshëndetëse)
- Prezantimi i punëve artistike të realizuara
- Shpallja e “MANIFEST PER ARTIVIZMIN”
- Bashkëbisedim me artistët pjesemarrës

“Qëllimi i ARTIVIZËM është të komunikojë me çdo formë të mundshme të shprehjes artistike të artit urban të tilla si street art, video, postera, instalacione, performanca rreth qëndrimeve kritike që kanë artistët bashkëkohorë shqiptarë, bazuar në gjykimet dhe perceptimet e pjesëtarëve të komuniteteve rreth ambjenteve ku jetojnë. Qëllimi kryesor i ARTIVIZEM është që ti sensibilizojë dhe ti kthejë vetë komunitetet në aktorë të ushtrimit të presionit qytetar ndaj politikbërësve dhe administratorëve të pushtetit lokal. ARTIVIZËM synon ta përdor artin si mjet të mirëfilltë proteste politike, pa bërë politikë, për të sjell një ndryshim rrënjësor social-kulturor që shkon kah dëshirave dhe pritshmërive të komuniteteteve”. ( Andi Tepelena, drejtues i projektit)

https://www.facebook.com/events/2237529253020878/

Details

Start:
May 10 @ 19:00
End:
May 11 @ 02:00
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/2237529253020878/

Organizer

Artivizëm
Email:
noreply@facebookmail.com