Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Alketa Ramaj | LUST

May 15 @ 19:00 - 22:00

ZETA ka kënaqësinë t' ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale LUST, nga Alketa Ramaj, në kujdesin e veçantë të Odeta Stabenow
Ditën e merkurë, datë 15 maj 2019, ora 19:00

LUST | Alketa Ramaj
15 maj 2019 – 31 maj 2019
ZETA - TIranë

Të trajtuara si boceta, pikturat filluan të grumbulloheshin, duke dalë sot si një proces i fragmentuar në kërkim të një vazhdimësie. Kjo nevojë per t`u shprehur dominoi së fundi qasjen artistike, e cila nuk pretendon një përfundim apo konkretizim mbi ndonjë ide paraprake. Kështu, mund të thuhet që pikturat e ekspozuara, në vetvete, nuk janë përfaqësim i impulseve të drejtpërdrejta nga mjedis rrethues, por fryt i një ndjeshmërie të brendshme specifike, në kërkim të një lidhjeje me botën e jashtme.
"Lust" është një titull i thirrur nga vetë pikturat, ku secila prej këtyre të fundit përpiqet të shfaqë një dëshirë të tepruar për të dalë jashtë kontrollit të asaj që e pikturon. Piktura, nga njëra anë, përpiqet të çlirohet nga një lloj dominimi, por, nga tjetra, kërkon edhe të dominojë, për të formuar një identitet të vetin.

Alketa Ramaj është diplomuar në 2006 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Puna e saj karakterizohet nga një kuriozitet i pashtershëm dhe studimi i vazhdueshëm i formave të reja të shprehjes si tregues të një pavaresie goditëse në aplikimin e metodave të saj personale dhe kritike të punës. Marredhenia emocionale që artistja ndërton me mjedisin në te cilin ajo jeton, në lidhje me kontekstin social, historik dhe politik reflektohet në praktikën e saj nëpërmjet përdorimit të mediumeve të ndryshme.

Ajo ka qenë fituese e Çmimit Onufri në 2012-ën dhe Çmimit Ardhje në 2013-ën. Punimet e saj janë ekspozuar në Shqipëri dhe në vende të tjera duke përfshirë: Belvedere 21 (Vjene , Austri );Ex-Gratia (Milan, Italy); Bienalja e Kuritibes 2017 (Kuritiba, Brazil); Galeria Heike Strelow (Frankfurt, Gjermani); Viennacontemporary Vjenë, Austri; Edicioni i 3-te i Bienales së Artit Bashkëkohor D-0 ARK Underground, Strehëza Atomike (Konjic, Bosnje); Bienalja e Fundit të Botës, Mar De Plata (Valparaiso, Kili); Fondazione Museo Pino Pascali (Bari, Itali); ISCP, Studio ndërkombetare dhe program i kurimit (Nju Jork, Amerikë); Stacion, Qendra e Artit Bashkëkohor (Prishtinë, Kosovë); Galeria La Fenice (Venecia, Itali)

|||||

ZETA has the pleasure to invite you at the opening of the solo exhibition LUST by the artist Alketa Ramaj, with the special care of Odeta Stabenow
Wednesday, 15th of May 2019 @ 19:00

LUST | by Alketa Ramaj
15 May 2019 – 31 May 2019
ZETA - TIranë

Conceived as sketches, the paintings were slowly brought together, today unveiled as an intermittent process, in search of continuity. This need to express thoroughly dominates the artistic approach, which does not form a conclusion or a concrete claim about any
predetermined ideas. Thus, it can be said that the paintings shown here are not, in themselves, representations of direct impulses from [the artists’] surrounding environment, but rather the product of a particular inner sensitivity in search of connection with the world outside.
The title “Lust” is demanded by the paintings themselves, in which each of them strives to exhibit an exorbitant desire to escape the control of they who paints them. The painting at once seeks to escape a type of domination while also attempting to dominate, in order to form an identity for itself.

Alketa Ramaj graduated in 2006 from the Academy of Arts in Tirana. Her work is typified by an incessant curiosity and permanent study of new forms of expression, which reveals a striking independence in terms of applying her own critical and personal working methods.
The emotional relationship the artist builds with the environment she lives in terms of social connection, historical and the political context are reflected in her practice that develops in different mediums.
She was the recipient of the 2012 Onufri Award and 2013 Ardhje Award.

Her work has been exhibited in Albania and abroad in exhibitions and venues including: Déjeuner avec Marubi, (Vienna, Austria); Ex-Gratia, Collezione Giuseppe Iannaccone,(Milan,Italy) ;Bienal de Curitiba '17 (Curitiba, Brazil); Galerie Heike Strelow (Frankfurt/Main, Germany); Viennacontemporary, (Vienna, Austria) ; 3rd Edition of Project Biennial of Contemporary “Art D-0 ARK Underground, Atomic Shelter”, (Konjic, BIH) ; Bienal del Fin del Mundo, Mar Del Plata, (Valparaiso, Chili); Fondazione Museo Pino Pascali (Bari, Italy); ISCP, international studio & curatorial program (New York, USA); Stacion, Center for Contemporary Art (Prishtina, Kosovo); La Fenice Gallery (Venice,Italy) etc.

https://www.facebook.com/events/2336992643246505/

Details

Date:
May 15
Time:
19:00 - 22:00
Event Category:
Website:
https://www.facebook.com/events/2336992643246505/

Organizer

Zeta Gallery
Email:
noreply@facebookmail.com

Venue

Zeta Gallery
Rruga Abdyl Frasheri, P 31, A/4
Tirana, Albania
+ Google Map
Website:
http://qendrazeta.com