Loading Events

← Back to Events

Galeria e Arteve në Shkodër

Galeria e Arteve eshte institucion i Bashkise se Shkodres. Ne fillimet e saj ajo funksionoi si pjese e Shtepise se Kultures se qytetit . Si institucion më vehte dhe i vizitueshëm nga publiku, Galeria e Arteve u inaugurua në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar (1971-1973), kohë kur, për ekspozimin e koleksionit të saj të veprave të artit, të krijuar nëpërmjet blerjeve dhe donacioneve, pushteti lokal i kohës vuri në dispozicion një godinë historike në qendrën muzeale të qytetit. Në fillim të viteve ’90 Galeria u transferua në një ish-godinë industriale, pranë qendrës së qytetit, të përshtatur për këtë qëllim. Ajo ka per mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave te artit pamor me vlera serioze profesionale si dhe promovimin e krijimtarisë së artistëve të qytetit të Shkodrës dhe zhvillimeve bashkëkohore në artin shqiptar e me gjere. Për këtë qëllim shërbejnë dy salla që alternojnë me periudha të ndryshme ekspozimin e koleksionit të galerisë me aktivitete individuale apo grupe artistësh. Aktivitetet e dendura te zhvilluara, afirmojnë një institucion që ndjek me interesim zhvillimet bashkohore të artit pamor shqiptar, si dhe ambicien e kësaj galerie për të luajtur rolin e ndërmjetësit të kualifikuar mes publikut dhe artistëve përherë në kërkim hapsirash dhe mjetesh të reja shprehjeje.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+Email this to someone
Galeria e arteve e shkodres

Upcoming Events

Events List Navigation

October 2017

Ekzaltim

October 17 - November 17
Andi Hila ekspozite-calendar.Al

Ekzaltim Ekspozita personale e artistit Andi Hila dt. 17 tetor 2017, në orën 18:00 Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me dt. 17 nëntor 2017   Në Galerinë e Arteve të Bashkisë së Shkodrës, dt. 17 tetor 2017, ora 18:00, përurohet ekspozita personale e artistit Andi Hila “Ekzaltim”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me dt. 17 nëntor 2017.

Find out more »
+ Export Events