Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Për tej të Figurshmes

April 14 - May 14

zinni-veshi-Per tej te figurshmes-calendar.Al

Për tej të Figurshmes

në ekspozitën personale të artistit Zinni Veshi

Tiranë – tek Galeria Kombëtare e Arteve
14 prill – 14 maj 2017

kuruar nga Krenar Zejno

 

“Për tej të Figurshmes” nuk ka nevojë e as mundësi për koncept që projekton e prodhon ekspozitë, do të jetë tabloja vetë edhe projeksioni që ekspozon vetiu koncepte. Qenia në të, do ta gjurmojë po vetë rrugëtimin e zgjedhur, duke qenë njëherit udhërrëfyesja e saktë e destinacionit, për këdo që, përveç pikturës si e tillë, do ta kishte edhe një të tillë kuriozitet. Por, vërtet, nga vijnë e ku shkojnë këto qenie që tërheqin natën me vete, e bashkë me të dremitjen, kushedi dhe ëndrrat, iluzionet, zakonet, monotoninë, tok me sokëllimat?! Nga ana e bashkëkohësisë artistike, kuptohet, do shkojnë për aty ku janë nisur: tej të figurshmes, kah poetika e shfigurimit piktorik. Te bashkëkohorja e vërtetë e vajit në kanavacë. Pra, në kanavacën vërtet bashkëkohore. Zinni Veshi, është piktori i figurës njerëzore, Qenies. Çdo tablo këtu është një ekspoze portreti në grup, ashtu si dhe një ekspozitë portretesh, por duke e shtyrë portretin dhe trupin kah zhbërja piktorike. Drejt fytyrës së pafytyrë. Është si një agregat treni të nëndheshëm, me profile të kudondodhur, nëpër stacione të pa fiksuara. New York, qyteti ku jeton autori dhe mpikset tabloja e tij është si një stacion koincidence, porse tipik për t’i dhënë ngarkesën urbane subjektit. Ndërkohë që adresa stilistike është tepër e saktë, e shënjuar rigorozisht për të na udhërrëfyer drejt një thelbësie integrale, koherente, pa rënë në eklektizëm dhe duke i qendruar vetvetes. Forca centrifuge, ngjeshur nën tension e energji, do ta bënte çdo pjesëz fragment të tablosë të rikrijonte të tërën. E për këtë lypset edhe mjeshtëria e përmbushjes së atij dallimi nga shtresa te shtresa, që i jep ritmin dramës dhe dramacitetin kësaj ritmike, si dhe mundësinë për ta shquar e ndjerë edhe shikuesi.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+Email this to someone

Details

Start:
April 14
End:
May 14
Event Categories:
,
Website:
http://galeriakombetare.gov.al/ekspozita/zinni-veshi.shtml

Venue

Galeria Kombëtare e Arteve – National Arts Gallery
National Arts Gallery, Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Tirana, Albania
+ Google Map
Phone:
+355 4 222 60 33
Website:
http://www.galeriakombetare.gov.al