Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Nga e pavetëdijshmja si tekst në të pavetëdijshmen si pulsim

April 15 @ 09:00 - 14:00

Nga e pavetedishmja si tekst ne te pavetedijshmen si pulsim-calendar.Al

Nga e pavetëdijshmja si tekst në të pavetëdijshmen si pulsim

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

Tiranë – tek Biblioteka Kombëtare, Sheshi Skënderbej

15 Prill 2017,  Ora 9h-14h

 

Myriam Mitelman, psikanaliste në Strasburg rivjen në Tiranë për të mbyllur sesionin e tretë të ciklit të seminareve të psikanalizës për 2016-2017 me temën “E pavetëdijshmja në veprim në eksperiencën analitike : ëndrrat, lapsuset, simptomat”. Sesioni i tretë do të trajtojë ndër të tjera dy variantet e së pavetëdijshmes nisur dhe nga historia e tyre : pikëpamjen frojdiane (qasja si tekst që deshifrohet) dhe pikëpamjen lakaniane (si pulsim) të nyjëtuara me klinikën e rasteve (Ne do të rimarrim në detaje, harresën e emrit të Signorelli-t, si dhe një nga rastet e para frojdiane, atë të Hansit të vogël) siç e do tradita e shkollës lakaniane gjithnjë e më shumë e përditësuara me prurjet nga aktualiteti (rasti i Eva Filaj).

 

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri : 2016-2017

E pavetëdijshmja në veprim në eksperiencën analitike : ëndrrat, lapsuset, simptomat

Sesioni i tretë

Nga e pavetëdijshmja si tekst në të pavetëdijshmen si pulsim.

E pavetëdijshmja është një koncept dinamik, e cila ka një të kaluar. Që prej përdorimit të termit për herë të parë nga Freud, ajo është përpunuar vazhdimisht, ndërkohë që puna analitike hidhte hapat të mëtejshëm. “E pavetëdijshmja e Frojdit dhe e jona” është titulli i kapitullit II të Seminarit të XI, Katër konceptet themelore te psikanalizës. Komentet mbi këtë kapitull, në të cilat Lacan ripërtërin konceptin e tij mbi të pavetëdijshmen, do të na sjellin në analizën e disa teksteve themelore, të cilat çlirojnë vijat kryesore dhe pikat e rëndësishme, që duhen ndjekur për të gjurmuar përkufizimet e ndryshme të së pavetëdijshmes, që nga konceptimet e para të Freud-it, deri në atë të propozuar nga Lacan, në Seminarin XI. Në këto komente nuk do të mungojnë elementët klinikë. Ne do të rimarrim në detaje, harresën e emrit të Signorelli-t, si dhe një nga rastet e para frojdiane, atë të Hansit të vogël.

 

Bibliografia

– S. Freud : Psikopatologjia e jetës së përditshme; Kapitulli 1; Harresa e emrave

– S. Freud : Hansi i vogël

– J. Lacan : Seminari X, Angështia; Kapitulli VI

– J. Lacan : Seminari XI, Katër konceptet themelore të psikanalizës; Kapitulli II

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+Email this to someone

Details

Date:
April 15
Time:
09:00 - 14:00
Event Category:
Website:
http://nyjelakim.net/read/?p=1188#more-1188

Organizer

Nyjelakim.net
Website:
http://nyjelakim.net

Venue

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë – The National Library
The National Library, Sheshi Skënderbej
Tiranë, Albania
+ Google Map
Website:
http://www.bksh.al