Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

JORGJI GJIKOPULLI / ATJE … KU KAM QENË, ATJE … KU DUA TË JEM

May 24 - June 2

Atje ku kam qene-Atje ku dua te jem-calendar.Al
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+Email this to someone

JORGJI GJIKOPULLI / ATJE … KU KAM QENË, ATJE … KU DUA TË JEM

Tiranë, Galeria FAB / Universiteti i Arteve

më 24 maj – 2 qershor 2017
Hapja më  24 maj, ora 19.00
Oraret 10.00 – 14.00 dhe 17.00 – 20.00

Atje … ku kam qenë, Atje … ku dua të jem
Duke mbetur besnik i vizionit të tij piktorik të kahershëm, në këtë ekspozitë Jorgji Gjikopulli ripropozon një pikturë të përpunuar nën shenjën e subjektivitetit dhe ndjeshmërisë, nostalgjisë dhe utopisë, të shpënë deri në kufijtë e shkëputjes nga figuracioni i zakonshëm përshkrues.
Në peizazhet që rendin të fshijnë në mënyrë progresive koordinatat reale, ai shpalos një interpretim lirik të natyrës, duke “harruar” njëkohësisht tonet lokale, sa edhe pamjen e tyre të zakonshme. Objektet dhe personazhet humbasin qartësinë e kontureve, nëpërmjet një palete koloristike mrekullisht virtuoze, të ngjizur me akorde delikate e të papritura ngjyrash rrezatuese. Prej kësaj aventure gëzimplotë përftohet një maksimum cilësie ekspresive e ngjyrës, e cila “vepron” sipas një formule shpesh të pazakontë harmonie dhe kontrasti.
Këto piktura e marrin arsyen e krijimit gjithmonë në atë territor origjine dhe nostalgjie të vizituar shpesh nga paleta e piktorit. Ato janë një rrugëtim drejt absolutes, në kufijtë e abstraksionit, një intensifikim i vizionit të hershëm të tij, i cili ja mbërrin të krijojë një figuracion përrallor të realitetit, i transformuar nga një dritë me intensitet turbullues, për të na shpënë në territore të reja, utopike e arkadiane. Piktura e tij është një shprehje intime e ndjenjës, mrekullimit ndaj bukurive të fshehura, me personazhet e ngjizura me ngjyrë, që shkrihen me mjedisin e tyre, jo për të riprodhuar një përshkrim të sipërfaqshëm, apo një mjedis të përcaktuar qartë gjeografikisht, por për të krijuar një atmosferë ëndrre piktorike, të pa eksplorueshme fizikisht.
Ndonëse në dukje të pavlerësuara, personazhet dalin aty këtu sa për të na kujtuar se ndodhemi ende në një botë tokësore.
Teksti nga Edmond Gjikopulli

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+Email this to someone

Details

Start:
May 24
End:
June 2
Event Categories:
,
Website:
https://www.facebook.com/Galeria-FAB-337413132958265/?fref=ts